Adele ndahet nga bashkëshorti NULL NULL 20.04.2019 11:36 20.04.2019 11:36 Adele dhe bashkëshorti i saj Simon Konecki janë ndarë. Këngëtarja 30-vjeçare dhe afaristi 45-vjeçar e kanë konfirmuar lajmin përmes përfaqësuesve të këngëtares, Benny Tarantini dhe Carl Fysh. “Adele dhe partneri i saj janë ndarë. Ata janë të përkushtuar në rritjen e djalit të tyre së bashku me dashuri. Si çdoherë, kërkojnë privatësi. Nuk do të ketë më komente të mëtutjeshme”, kanë deklaruar përfaqësuesit për Associated Press, transmeton Klan Kosova. Adele dhe Simon e nisën lidhjen e tyre të dashurisë në fund të vitit 2011 por e mbajtën jashtëzakonisht private dhe larg syrit të medias. Martesën e tyre e patën konfirmuar gjatë fjalimit të pranimit të çmimit Grammy më 2017. Ish-çifti ka një djalë gjashtëvjeçar, me emrin Angelo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.