Adele është beqare, fokus ka karrierën dhe djalin e saj NULL NULL 14.05.2020 17:45 14.05.2020 17:45 Tetë muaj pas divorcit të saj nga ish-bashkëshorti, Simon Koncecki, dhe nga një lidhje e përfolur e dashurisë me Skepta, këngëtarja e njohur, Adele tani është beqare, transmeton Klan Kosova. Një burim i afërt me këngëtaren për Hollywood Life kishte thënë se ajo nuk është në lidhje për momentin me askënd. “Ajo nuk ka nevojë për një burrë që të jetë e lumtur. Ajo tani është e fokusuar të jetë një nënë dhe në karrierën e saj muzikore”. Ky burim më tej u tregoi se Adele ddhe Simon kanë raporte të mira ata e kanë fokusim primar djalin e tyre, Angelo Adkins. Këngëtarja Adele së fundi mori vëmendjen e të gjithëve edhe për ndryshimin e saj në trup, ku humbi rreth 68 kilogramë, shkruan Hollywood Life *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.