Adam deklarohet pas largimit nga The Voice NULL NULL 24.05.2019 19:40 24.05.2019 19:40 Pas largimit nga The Voice, ku ishte në rolin e gjyqtarit për 16 sezone, Adam Levine e ka dhënë deklaratën e tij. Vokalisti i grupit muzikor “Maroon 5” shkroi disa fjalë prekëse në Instagram. “Para tetë vjetësh, Mark Burnett na bindi që të nënshkruanim për këtë emision ku ti ulesh në një karrige të madhe të kuqe, me shpinë të kthyer nga këngëtarët në skenë. Falënderimi i parë duhet t’i shkoj Markut”. “Nuk e kishim idenë se çfarë po bënim ose ku po shkonte kjo. Pas ditës së parë të xhirimeve, unë u ula këtu, i mahnitur. I thash vetes: ‘Ka disi magji këtu’”. “Ndonjëherë vërtetë është duke ndodhur. Kjo rezultoi të jetë një eksperiencë jetësore që do të jetë në zemrën time gjithmonë”. “Ishte koha që unë të eci tutje. Përkrahja juaj për mua ka qenë GJITHÇKA. Ju falënderoj të gjithëve”, shkroi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.