Achraf Hakimi akuzohet për përdhunim NULL NULL 03.03.2023 11:57 03.03.2023 11:57 Mbrojtësi i Paris Saint-Germian, Achraf Hakimi, është akuzuar për përdhunim, tha prokurori i Nanterre për AFP. Hakimi është marrë në pyetje nga prokurorët të enjten në lidhje me një akuzë të një 24-vjeçareje. Hetimi është duke u zhvilluar nga Prokurori i Nanterre në departamentin Hauts-de-Seine, periferitë perëndimore të Parisit, transmeton Klankosova.tv. Një zëdhënës i PSG tha për CNN të enjten se klubi “mbështet lojtarin që ka mohuar me vendosmëri akuzat dhe i beson sistemit të drejtësisë. Paris Saint-Germain është një institucion që promovon respektin brenda dhe jashtë fushës”. Avokati i lojtarit Fanny Colin tha të enjten se “Akuzat janë të rreme… dhe ai është në dispozicion të drejtësisë”, cituar nga Al Arabiya. Marokeni iu bashkua PSG-së në verën e vitit 2021, në një transferim prej 60 milionë eurosh plus shtesa.