Acarohet aktorja kosovare – thërret 33 herë në numrin emergjent të IKSHP-së, askush nuk i lajmërohet

Acarohet aktorja kosovare – thërret 33 herë në numrin emergjent të IKSHP-së, askush nuk i lajmërohet

NULL NULL
1 muaj më parë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës për informimin e qytetarëve rreth pandemisë së koronavirusit, përveç tjerash, ka në dispozicion edhe një numër kontaktues, ku duhej të ishte i qasshëm 24 orë.

Por, kanë rrjedhur ankesa se në numrin që gjendet në faqet zyrtare të IKSHP-së ”038 200 80 800”, nuk paraqitet askush, njofton Klan Kosova.

Me një problem të tillë së fundi u ballafaqua edhe aktorja e njohur Aurita Agushi, e cila këtë e ka treguar përmes një postimi në Facebook.

”33 herë kam thirr prej mëngjesit në 038 20080800 – Qendra e thirrjeve e IKSHP-së dhe nuk paraqitet shpirt i gjallë. Pirolla ju qoftë!”, ka shkruar aktorja.

Ndërkohë, situata me pandemi në vend po vazhdon të përkeqësohet, vetëm dje janë shënuar 205 raste të reja me koronavirusin.