Acarimi “institucional”, MAShTI injoron Këshillin e Prindërve (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Acarimi “institucional”, MAShTI injoron Këshillin e Prindërve (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 13.01.2023 20:27

Ministria e Arsimit ka gjetur shkelje në procesin e përzgjedhjes së Këshillit të Prindërve. Sipas tyre, ka proces të votimit por jo akt të themelimit, i cili kërkohet me Udhëzimin Administrativ të para disa viteve, dhe janë gjetur shkelje procedurale dhe përmbajtjesore.

Andaj, MAShTI, ka përpiluar një Udhëzim Administrativ të ri në lidhje me përzgjedhjen, përmes të cilit synon ti mënjanoj disa problematika, ndër to edhe pjesëmarrjen e mësimdhënësve si përfaqësues të prindërve.

Procedurat e përzgjedhjes së përfaqësueseve të prindërve nuk u ndoqën as sipas ish-kryetarit të këshillit, Ymret Reshiti.

Madje, ky thotë se nga monitorimi që bëri, nuk po pyeten për qëndrime këshillat e shkollave.

Kryetari i Këshillit, Jeton Demi, nuk i  komentoi kritikat e Reshitit, me arsyetimin se ai nuk ka lënë dëshmi për angazhim serioz në këshill.

Por, Demi, u morr me Udhëzimin  e ri Administrativ, për të cilin tha që u punua njëanshëm e me boshllëqe, teksa konsideron se ftohja e raporteve me ministrinë erdhi si pasojë e qëndrimeve gjatë grevës.