Ac Roma dhe Feyenoord sot përballen në "Air Albania" - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ac Roma dhe Feyenoord sot përballen në “Air Albania”

NULL NULL
1 month më parë

Nga ora 21:00, në stadiumin e Tiranës “Air Albania”, do të dalin para njëri-tjetrit Ac Roma dhe Feyenoord.

Kjo është finalja e parë e një lige të rëndësishme evropiane që do të mbahet në “Air Albania”.

Që nga dita e djeshme kryeqyteti i Shqipërisë është mbushur me tifozë të të dyja ekipeve, si ata italianë dhe holandezë, të cilët u përleshën me njëri-tjetrin, por edhe me Policinë e Shtetit.

Sipas mediave në Shqipëri deri mbrëmë 60 tifozë janë shoqëruar në polici dhe 12 zyrtarë policorë janë lënduar, transmeton KlanKosova.tv.