Abrashi: Vetëvendosje e formon lehtësisht Qeverinë pasi i ka 58 deputetë NULL NULL 22.03.2021 17:30 22.03.2021 17:30 Emir Abrashi, nga Organizata Demokracia Plus tha se Lëvizja Vetëvendosje e formon lehtësisht Qeverinë pasi që i ka 58 deputetë. Abrashi në Specialen e Klan Kosovës tha se në legjislaturën e tetë shpreson që tani puna e Kuvendit të Kosovës të jetë më efikase. Ai shtoi se pret shumë që agjenca legjislative të përmbushet së paku për 50 “Unë nuk shoh ndonjë problem, për shkak se Lëvizjes Vetëvendosje e krijon lehtësisht. Me 58 deputet atyre ju duhen vetëm edhe tre deputet. E mira e zgjedhjes së qeverisë është se nuk i kërkon 80 deputet, problem i së cilës do të jetë në zgjedhjen e presidentit”. Organizata të cilën unë e përfaqësoj Demokracia Plus, prej vitit 2016-të merret me monitorimin e punës së Kuvendit dhe të institucioneve të tjera por në veçanti të Kuvendit të Kosovës. Dhe nga monitorimi lë shumë për të dëshiruar përmbushja e agjendës legjislative. Legjislatura e tetë vie me një shumicë kogja solide dhe kjo legjislaturë nëse nuk bie tek çështja e presidentit do ta kemi përfundimisht një legjislaturë që përmbush të paktën 50 përqind e agjendës legjislative nga legjislaturat sidomos e shtata që lë shumë për të dëshiruar. Zonja Osmani u deklarua shkurt se është bërë punë e madhe mirëpo lë për të dëshiruar sidomos për shkak të kohës së shkurtër dhe për shkak të pandemisë. Unë pres që kjo Qeveri të qëndrojë më gjatë në pushtet, ta përfundojë mandatin dhe ta përmbush agjendën legjislative *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.