Abrashi thotë se qytetarët mund të ndjehen rehat pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike NULL NULL 04.12.2020 15:11 04.12.2020 15:11 Deputeti i AAK-së Gazmend Abrashi, ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës pas miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në një konferencë për media. “Prej kësaj dite qytetarët duhet ta ndijnë vetën më rehat. Ka qenë totalisht e padrejtë gjithë kohës së pandemisë që punëtorët e sektorit publik kanë qenë në shtëpitë e tyre. I përgëzoj deputetet për rolin konstruktiv që kanë luajtur në parlamentin e Kosovës. Qeveria i ka hapur dyert që t’i përkrahë komunitetin e biznesit që pasojat e COVID-19 të jenë më të vogla që Kosova të pajiset me vaksina”. Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka kaluar në lexim të dytë në seancën e sotme të jashtëzakonshme me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në votim, ndonëse ishin të pranishëm në sallë. Kjo seancë u inicua nga Grupi Parlamentar i PDK-së, derisa kërkesa për mbajtjen e saj u nënshkrua nga deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Ky projektligj është zvarritur tash e sa kohë pasi i njëjti kundërshtohej nga partitë opozitare, PDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje, të cilat kishin deklaruar se i njëjti nuk përmbush kërkesat e bizneseve dhe nuk përkon asgjë me rimëkëmbje ekonomike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 13 minuta më parë