Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abrashi: Shumë projekte infrastrukturore do të përfundohen këtë vit në Gjilan

NULL NULL
13.07.2020 19:28

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ku janë diskutuar projektet infrastrukturore në këtë komunë.

Sipas komunikatës ministrore, Abrashi tha se projektet do të vazhdohen në këtë komunë bazuar në memorandumin e bashkëpunimit që është nënshkruar në mes Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

“U zotuam për investime të mëtutjeshme në Gjilan dhe në Anamoravë. Ajo çka mund të them është se projektet infrastrukturore në Gjilan do të trajtohen me prioritet, ashtu siç edhe e kemi nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit, ku përfshihen shumë projekte si: Asfaltimi i rrugës në Përlepnicë, Asfaltimi i rrugës ‘Skifter Arifi’, asfaltimi i rrugës së qytetit ‘Enver Miftari, ndërtimi i rrugës së Kumanovës me kyçje në rrugën e Zhegrës, ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës ‘Dobërqan-Pogragjë-Stublime’, asfaltimi i rrugëve të qytetit, asfaltimi i rrugës ‘7 Shtatori’, etj”, tha Abrashi.

Ministri bëri të ditur se do të investohet edhe në zgjerimin e rrugëve ekzistuese dhe asfaltimin e atyre të reja.

Ndërsa Haziri tha se Ministria e Infrastrukturës është partneri më i madh në qeveri, duke shtuar se investimi në infrastrukturën e Anamoravës ka impakt në gjithë lindjen e Kosovës si pozicion gjeografik.

Bashkë me kryetarin, ministri vizitoi disa prej punishteve të cilat tanimë janë në procedurë ndërtuese dhe duke parë për së afërmi zhvillimin e punimeve, ai tha se këto investime po i ofrojnë Komunës së Gjilanit edhe zhvillim ekonomik dhe lidhje më të mirë në mes qyteteve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.