23:54, 22 Maj 2020

Marrëveshja e LDK-së me Listën Serbe për krijimin e Qeverisë së re ende nuk është publikuar.

Por kjo sipas Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie, Arban Abrashi, do të ndodhë sapo ajo të formohet.

“Një fakt nuk është përmendur se ne ende nuk e kemi publikuar asnjë marrëveshje. Si LDK mendojmë se kur e formojmë Qeverinë ose kur votohet ajo do t’i publikojmë të gjitha marrëveshjet  – edhe me Listën Serbe”, është shprehur Abrashi, njofton Klan Kosova.

“Është me korrekte që të veprohet në këtë mënyrë. Marrëveshja do të publikohet, është marrëveshje standarde. Tekstit bazë është i njëjtë me të gjithë partnerët”.

Abrashi në Edicionin Special ka shpalosur shtylla të marrëveshje së LDK-së me Listën Serbe.

“Një ka të bëjë me profilin e njerëzve në qeverisje, secili çka merr, objektivat, rimëkëmben ekonomike, ka të bëjë me integrimet evropiane dhe përmirësimet e raporteve me BE-në dhe SHBA-në. Dialogu do të udhëhiqet nga Qeveria. Jemi pajtuar që dialogu të nisë sa më shpejt”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë