Abrashi prezanton programin qeverisës të LDK-së, premtohen 400 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike NULL NULL 21.05.2020 13:40 21.05.2020 13:40 Sekretari organizativ i LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë që Qeveria Hoti ka për qëllim që deri në vjeshtë të ndajë 400 milionë euro. “Programi qeverisës do të ketë dy shtylla. E para për menaxhimin e pandemisë, ku synojmë të përfshijmë të gjitha protokollet, sidomos ato të Komisionit Evropian dhe e dyta, rimëkëmbjen ekonomike. “Çdo ditë e humbur me qeverinë Kurti po shkakton dëme ekonomike për bizneset, synojmë të kemi një pako gjeneroze, ku deri në vjeshtë do të shpërndajmë së paku 400 milionë euro, e më të kalojmë edhe te një miliardshi, që e ka përmendur kryeministri Hoti”, ka thënë Abrashi, para takimit që thirri Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër nga LDK-ja. Abrashi ka theksuar se Hoti, i cili sot do të ketë paraqitjen e tij të parë televizive, do të tregojë cent për cent se nga vjen dhe ku do të shkojë ky program. “Nuk është presion dhe nuk ka të bëjë me vendim e Kushtetues por po përpiqemi të mos humbasim kohë, pasi është dëm i madh edhe ekonomik. Prandaj duhet të reagojmë shpejt dhe është përgjegjësi publike e neve që merremi me politikë t’i ndihmojmë bizneset”, tha Abrashi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë