Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abrashi, motori i kuqezinjve gati për Euro 2024

NULL NULL
12.06.2024 19:35

Kontributi i Amir Abrashit pritet të jetë i madh në kombëtaren e Shqipërisë, gjatë Kampionatit Evropian, që do të mbahet në Gjermani.

Kjo duke pasë parasysh përvojën që mesfushori gjakovar posedon në repartin e mesfushës.

Abrashi ishte lojtari kyç i kombëtares shqiptare në Evropianin e Parisit të vitit 2016, ku kishte luajtur të gjitha ndeshjet, duke mos u zëvendësuar fare.

Megjithatë, ai nuk dukej që ishte në planet e trajnerit Silvinjo, për shkak se nuk ishte ftuar së fundmi.

Vet për ftesën e Abrashit në Evropian, ishte deklaruar Silvinjo, duke vlerësuar eksperiencën që ka mesfushori nga Gjakova.

“Abrashi ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare edhe në kualifikuese. Ka qenë në tre ndeshje, në mars dhe pastaj në ndeshjet e qershorit. Abrashi ka luajtur me klubin dhe ka bërë një sezon shumë të mire”, ishte shprehur Silvinjo.

Abrashi, është ndër lojtarët më me përvojë te Shqipëria, së bashku me Etrit Berishën, Klaus Gjasulën e Berat Gjimshitin.

Ai e bëri paraqitjen e parë zyrtare për Shqipërinë ndaj Sllovenisë, në vitin 2013, duke zëvendësuar Migjen Bashën.

Abrashi është pjesë e kombëtares shqiptare nga viti 2013, teksa deri më tani numëron 50 paraqitje për kuqezinjtë, ndërsa ka shënuar një gol.

Shqipëria në Evropianin e Gjermanisë do të ketë punë me superfuqi si Spanja, Italia e Kroacia. /Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.