Abrashi: Kurti u shpreh figurativisht për përdorimin e shkopit nga Mustafa (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abrashi: Kurti u shpreh figurativisht për përdorimin e shkopit nga Mustafa (VIDEO)

NULL NULL
21/04/2020

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë që deklarata e Kurtit që “ Mustafa po e përdor shkopin e tij më shumë për të goditur zonjën Osmani se sa për të ecur më të”, është thënë në mënyrë figurative.

“Kurti e tha të vërtetën kur foli për këtë. Mustafa tash siç duket i ka dy prioritete dhe i bën me zell; ato janë marrja me VV-në e cila tejkalon preukopimin shëndetësor të tij”.

“Kurti ka përshkruar diçka, nuk është fyerje, është proces i natyrshëm. Ai ka përshkruar dicka që ne po e shohim të gjithë”.

Abrashi në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që çështja e vetme që është e rëndësishme për Vetëvendosjen tani, është menaxhimi i situatës për luftimin e Covid 19.

“Prioritet për ne është vetëm situata me koronavirusin. Të gjitha potencialet tona i kemi vënë në shërbim të plotë, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve dhe për ta menaxhuar situatën me pandeminë”.

“I kuptoj aktivistët tanë por edhe qytetarët që janë të frustruar dhe të irrituar me zhvillimet e fundit. Nuk ka një vendim nga Vetëvendosje, mbi atë se si do të jenë format tona të veprimit nëse do të kemi uzurpim të pushtetit”.

“Duhet t’i presim zhvillimet. VV deri në fund do t’i shtjerrë mjetet e saj që ia garanton ligji, për të kërkuar interpretim juridik se kjo përpjekje e uzurpimit a ka bazë kushtetuese”.

Abrashi: Kurti u shpreh figurativisht për përdorimin e shkopit nga Mustafa

Abrashi: Kurti u shpreh figurativisht për përdorimin e shkopit nga Mustafa

Publiée par Info Magazine Klan Kosova sur Mardi 21 avril 2020