Abrashi: Kurti ka shkelur dy herë Kushtetutën, është njeri që s’e njeh rendin juridik (VIDEO) NULL NULL 23.05.2020 00:03 23.05.2020 00:03 Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Arbashi, ka thënë se qasja e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka bërë që të rrëzohet Qeveria në fillim të muajit mars. “Qasja e Kurtit është të kontrollojë gjithçka. Sistemi politik në Kosovë është ndryshe. Ndoshta ai është mësuar kështu në partinë e vet. E ka shkelë dy herë Kushtetutën. Nuk i ka njohur aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Abrashi, njofton Klan Kosova. “Po flasim për një njeri që nuk e njeh rendin juridik. Po shohim kërcënimet ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që militantët ta bëjnë punën tjetër. Nuk e di prej kujt është kërcënuar, por që është e orkestruar, është e orkestruar”. “Ka bërë shkelje kushtetuese dhe ligjore nga dita e parë. Kurti nuk po e gjen vetën në këtë sistem politik. Albin Kurti nuk është i ri. E ka pasë Prishtinën, e ka kënaq, Prizrenin aq më keq”. Sipas tij, LDK ia ka dhënë mundësinë Kurtit për t’u dëshmuar në qeverisje por që ai e ka shpërdoruar atë. “Shansin e ka pasë personalisht, shans të madh të bëjë punë të mëdha”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 45 minuta më parë