Abrashi këput ligamentin e gjurit NULL NULL 13.03.2018 19:27 13.03.2018 19:27 Mesfushori i Shqipërisë ka marrë një lëndim të rëndë në gju, për ta kaluar të cilin do t'i nënshtrohet një operacioni, duke mbetur kështu jashtë fushave për një kohë Amir Abrashit iu desh të linte fushën e lojës në minutën e 29-të, në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Hertës së Berlinit, për shkak të një dëmtimi. Një kontroll më i detajuar në fillim të kësaj jave, ka zbuluar se Abrashi ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë. Tani ai duhet t’i nënshtrohet një operacioni, duke munguar kështu në miqësoret e marsit që ka në kalendarin e saj përfaqësuesja e Shqipërisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.