Abelard Tahiri sërish në këmbë, kërkon shkarkimin e bordit të ZRrE-së - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abelard Tahiri sërish në këmbë, kërkon shkarkimin e bordit të ZRrE-së

NULL NULL
1 month më parë

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, është ngritur sërish në këmbë nga vendi i tij në rreshtin e parë, duke kërkuar shkarkimin e bordit të ZRrE-së.

Tahiri tha në seancën e sotme parlamentare se “këta njerëz tash me vendim të Gjykatës, është vërtetuar që janë në proces e sipër për të shkaktuar një dëm jashtëzakonisht të madh financiar”, transmeton Klankosova.tv.

Ai kërkoi që përmes një rezolute të shkarkohet ky bord, pasi siç tha ai, ‘këta njerëz i kanë dëmtuar më shumë se 450 familje në Kosovë’.

“Kemi qenë të bindur se vendimi i ZRrE-së i përkrahur nga zyra e kryeministrit dhe presidentes dhe nga Vetëvendosje ka qenë në kundërshtim të plotë me ligjet dhe legjislacionet në fuqi. Pra vendimi i parë i Gjykatës Themelore për pezullimin e implementimit të tarifave nuk u respektua nga ZRrE dhe i cili poashtu i njëjti as që u përmend as nga mazhoranca as nga gjithë akterët të cilët kishin dhënë komente dhe kontribut për ngritjen e rrymës nuk duhet të kalojë në heshtje. Kjo është një vepër penale e konsumuar që ka dëmtuar rëndë interesin publik, ka dëmtuar mbi 450 mijë familje në Kosovë dhe një vepër e tillë duhet të ndëshkohet penalisht dhe të ndiqet penalisht nga Prokuroria Speciale të cilën shpresojmë që do ta bëjnë në vitet në vijim pas kallëzimit penal nga PDK. Tashmë e kemi vendimin final të Gjykatës së Apelit vendim ky poashtu i apeluar nga ZRrE dhe në të cilin i kemi dhënë edhe ne si PDK kundërhstimet tona pse masa e përkohshme deri në vendimin meritor duhet të jetë në fuqi tashmë është në favorin e 450 mijë familjeve në Kosovë”.

“Është lajm i mirë për qytetarët që rryma në këtë vend nuk duhet të paguhet me haraçin të cilin ia kishte vënë ZRrE qytetarëve në mënyrë të pabazë e të paligjshme, ky vendim s’do të implementohet. Do të kemi në fuqi tarifat e vjetra të energjisë elektrike, dhe ajo që është me rëndësi ne si deputetë nuk mund të rrijmë duarkryq dhe të heshtim ndaj kësaj situate. Ajo që duhet të ndodhë më e pakta e më vogla është shkarkimi i menjëhershëm i bordit të ZRrE-së. Këta njerëz tashmë me vendim të Gjykatës është vërtetuar që janë në proces e sipër për të shkaktuar një dëm jashtëzakonisht të madh financiar. Si kuvend të kërkojmë përmes rezolutës shkarkimin e bordit të ZRrE-së, këta njerëz i kanë dëmtuar më shumë se 450 familje në Kosovë”, tha Tahiri.

Abelard Tahiri kohëve të fundit në seancat e mbajtura e ka bërë ‘shprehi’ të mos shkojë tek foltorja, por të ngrihet në këmbë nga vendi i tij për të debatuar ose për të shprehur mendimin e tij për një temë të caktuar.