Abelard Tahiri: Reformat në drejtësi do të përmirësojnë shërbimet ndaj qytetarëve NULL NULL 17.05.2018 16:43 17.05.2018 16:43 Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar sot delegacionin e MCC-së në Washington, të shoqëruar nga Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Mileniumi i Kosovës, Petrit Selimi. Tahiri ka njoftuar delegacionin për reformat që janë duke u ndërmarrë në sektorin e sundimit të ligjit, ndryshimet e bëra në legjislacion, nisur nga Pakoja e Ligjeve për Gjyqësorin, Pakoja e Ligjeve Anti Korrupsion, Kodi Penal, e deri tek Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit. Ai ka potencuar se gjithë këto reforma bëhen për të rritur shërbimet e institucioneve të drejtësisë karshi qytetarëve, me theks të veçantë në rëndësinë e ngritjes së transparencës. “Llogaridhënia është shumë e rëndësishme për Ministrinë e Drejtësisë. Përveç reformimit të sektorit, duhet të përmirësojmë perceptimin e qytetarëve që kanë për institucionet e drejtësisë, dhe kjo bëhet duke rritur komunikimin mes agjencive dhe institucioneve të drejtësisë, karshi qytetarëve dhe publikut”. Në këtë kontekst, ministri Tahiri ka theksuar se është i interesuar që të intensifikoj edhe më tutje bashkëpunimin me MCC-në, në mënyrë që Ministria e Drejtësisë të jetë pjesë aktive e nismave dhe projekteve që synojnë ngritjen e transparencës, e me të edhe të efikasitetit të institucioneve të drejtësisë, me qëllim të llogaridhënies më të mirë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024