15:09, 20 Prill 2019

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se pas një pune jashtëzakonisht të koordinuar dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është mundësuar kthimi i 110 qytetarëve nga zonat e luftës në Siri, pjesa më e madhe të cilëve ishin fëmijë.

Sipas tij, Kosova ka shënuar kështu një hap vendimtar në maturinë dhe përkushtimin për të dërguar një mesazh të fuqishëm se është e gatshme për të shkuar deri aty ku është e nevojshme, që personat që janë shtetas të saj të shkëputen përfundimisht nga çdo lloj shfrytëzimi që iu bëhej nga doktrinat radikale e terroriste, transmeton Klan Kosova.

“Këta shtetas, veçanërisht fëmijët, janë pjesë e shoqërisë tonë të cilëve sot ua dhamë një shans të ri për jetë dhe për këtë, duhet të përpiqemi të gjithë. I kemi nxjerrë nga një tmerr i rëndë dhe i kemi sjellë prapa në vendin të cilit i përkasin”.

“Ashtu siç kemi marrë përsipër të vendosim para përgjegjësisë ligjore çdo person që ka kryer vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin, kemi marrë përsipër obligimin moral dhe institucional për t’i rehabilituar këta qytetarë dhe për t’i çliruar nga shfrytëzimi, pre e të cilit kanë qenë”.

“Si udhëheqës i Task Forcës për realizimin e këtij operacioni, kam përgjegjësi të them se qytetarët e Republikës duhet të ndjehen krenarë me profesionalizmin e institucioneve dhe mekanizmave të sigurisë në vend, Policisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pa përkushtimin e madh të së cilëve nuk do ishte e mundur të realizohej ky mision”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të ministrit Tahiri në Facebook.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë