Abelard Tahiri: Jemi të vendosur për konfiskimin e secilës pasuri të fituar me krim e korrupsion - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abelard Tahiri: Jemi të vendosur për konfiskimin e secilës pasuri të fituar me krim e korrupsion

NULL NULL
13/08/2019

Ministri në dorëheqje i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se është i vendosur për konfiskimin e secilës pasuri të fituar me krim e korrupsion.

Këto komenti ai i ka bërë pas takimit që pati u.d. Shefin e EULEX-it,  Bernd Thran me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e institucioneve të sundimit të ligjit dhe trendëve të reja që janë duke zënë vend brenda sistemit të drejtësisë.

“Ndër politikat më të rëndësishme që kam drejtuar si Ministër i Drejtësisë, ka qenë ajo e konfiskimit të pasurisë së fituar me vepra penale. Sot jemi të vendosur për ta parë drejtësinë në vepër, në konfiskimin e secilës pasuri të fituar nga krimi e korrupsioni”, tha Tahiri, njofton Klan Kosova.

Tahiri shtoi se me zbatimin e ligjit të ri për konfiskimin e pasurisë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të marrë karakter të fuqishëm dhe të pa kompromis.

klankosova.tv