Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abedini dhe Arbnora në “Ora e Pasdites” sjellin të rejat për serialin “O Sa Mirë” (VIDEO)

NULL NULL
27.02.2024 21:22
Seriali "O Sa Mirë"
Seriali "O Sa Mirë"

Seriali “O sa mirë” po rikthehet në një version reality. Aktorët e serialit, Abedin Alimi dhe Arbnora Ademaj, treguan më shumë rreth serialit, se kush nga kasti i vjetër do të rikthehet apo do të jenë të gjithë aktorë të rinj, çfarë tematika do të shtjellojë seriali dhe shumë detaje të tjera.

“Ndër temat më in të momentit janë reality show dhe seriali do të rikthehet në ‘Reality O sa mirë’, por që nuk do i ik identitetit me aktorët të cilit do t’i portretizojnë qytet qysh kanë qenë si Peja, Gjakova, Shkupi, Ulqini. Me të vërtet është një kast shumë i mirë, aktorë shumë të mirë një energji shumë e mirë. Episodin e parë pothuajse e kemi përfunduar tani jemi në pjesët e tjera duke u përgatit për episodin e radhës. Ajo që më ka lënë përshtypje është që në momentin e parë që është zbulu se do të rikthehet seriali kanë vërshu komentet gjithandej, aty kuptova sa shumë interesim ka për këtë serial”, tha Arbnora.

Ndërkaq Abedini tha se formati i ri i serialit “O Sa Mirë”, sjell edhe aktorë të rinj.

“Tek ‘O sa mirë’, kasti është i ri, format i ri, aktorët e ri. Unë e kam rolin e një djali nga Shkupi, një personazh interesant që deri me sot nuk e kam luajtur hala, është një sfidë për mua sepse është e kundërta ime por besoj që do të dal diçka e mirë. Isha entuziast kur mora ftesën por në të njëjtën kohë dhe shumë përgjegjësi dhe frikë për arsye se dihet seriali çfarë shikueshmërie ka”, u shpreh Abedini.

Për të kuptuar më shumë rreth formatit të ri të serialit “O sa mirë”, klikoni më poshtë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme