Abdullahu: Përfaqësuesit e LDK-së s’ishin qëllimisht të qartë për taksën (VIDEO) NULL NULL 21.09.2019 00:02 21.09.2019 00:02 Analisti politik Faton Abdullahu, duke e komentuar ‘përballjen’ e LDK-së me analistë në Klan Kosova, ka marrë shkas nga përfaqësimi i kësaj partie sonte me tre burra duke deklaruar se në LDK gruaja nuk përfaqësohet sa duhet. “Ajo që e vërej unë është se janë tre përfaqësues të LDK-së dhe janë tre burra, ndërsa nuk ka asnjë grua. Nëse në listë çdo e treta është grua do të duhej të ishte aty edhe një grua”. “E them qëllimisht ngase e di si janë gjërat, e di se është problem në shoqërinë tonë mosprania e mjaftueshme e grave që është shumë problematike brenda LDK-së mospërfaqësimi i gruas sa duhet. Është problem i madh brenda LDK-së që duhet ta marrë seriozisht në shqyrtim të ardhmen e afërt”. Abdullahu në Analiza Zgjedhore të Klan Kosovës e ka komentuar edhe qëndrimin që LDK-ja e ka shprehur sa i përket çështjes së taksës. “U bë e qartë që nuk ishin të qartë qëllimisht, kam përshtypjen ashtu. Nëse shkohet prapa në kohë, ka pasë një evoluim të LDK-së sa i përket taksës”. “Kjo ka ndodhë, sepse duke qenë në opozitë, nuk kanë qenë të një mendje me Vetëvendosjen. Në ndërkohë, Ramush Haradinajt i ka shkuar për dore që të krijojë një lidhje që shteti po mbrohet nga shkëmbimi i territoreve dhe lëvizja e kufijve me taksën dhe kjo është bërë goxha populiste”. “Duke e parë LDK-ja këtë në njërën anë dhe duke mos e pasë përkrahjen e partnerit opozitar ka bërë që të mos sqarohet shumë – të hiqet apo jo taksa. Edhe në kohën kur ishin në opozitë, por edhe tash”. “Kjo e ka bërë LDK-në që të hezitojë. Në një rrethanë tjetër, ndoshta do të duhej t’i printe me sqarime që taksa nuk po sjellë aq benefite as për qytetarin dhe as për shtetin e Kosovës. Do të duhej shumë guxim ndoshta, nuk e kanë marrë këtë rrezik dhe kanë preferuar që të vijnë deri këtu”. Ai ka folur edhe për insistimin e përfaqësuesve të LDK-së se nuk do të ketë më koalicion LDK-PDK. “Pse PDK-ja nuk e thotë që ‘nuk duam të shkojmë me LDK-në dhe kemi vija të kuqe’. A mos mendon që është parti e mirë që nuk i ka të këqijat çfarë ajo thotë që i ka? Aty është arsyetimi mbi të cilin e ndërton qasjen e vet PDK-ja”. “Më duket se është krejt e kuptueshme që kur thotë LDK-ja ‘nuk do të shkojmë dhe kemi vija të kuqe me PDK-në’ do që të krijojë imazh për veten që ne nuk jemi si këta”. “E shoh PDK-në shumë më konfidente që e sheh në pozitë inferiore LDK-në sepse as nuk mundet me na rrëzu dhe as me na drejtu”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days