Abdullahu për Bulliqin: A e ngule flamurin në Mal të Zi, kur e more pushtetin ku mbeti ky problem? (VIDEO)

Abdullahu për Bulliqin: A e ngule flamurin në Mal të Zi, kur e more pushtetin ku mbeti ky problem? (VIDEO)

2 muaj më parë

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë se Shpejtim Bulliqi është dashur ta ngulisë flamurin në pjesën ku është bërë demkarkimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të zi edhe pasi Lëvizja Vetëvendosje ka hyrë në pushtet.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se pas hyrjes së VV-së në pushtet, Bulliqi nuk është dashur të propozohet për kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës.

“Ka pasur hajni dhe nepotizëm që na i kanë gërditur shumë zhvillime. Ka pasur edhe shpërpjesëtim në ndëshkimin e tyre dhe kjo është e keqja e madhe”.

“Kur flasim për punën e demarkacionit, te rasti i VV-së tek ngulitja e flamurit të shqiptarëve në Mal të Zi, kur e mori pushtetin ai që e kishte mësuar në aspektin teorik se i takojnë ato hektarë tokë Kosovës [Shpejtim Bulliqi] atij i tha ti shko bëhu kandidat për kryetar të Podujevës”.

“Si kandidat në Podujevë?. Ti a e ngule flamurin në Mal të Zi e kur e more pushtetin ku mbeti ky problem? – ky problem s’mbeti askund. Kur e merr pushtetin, tash duhesh ta ngulisësh flamurin atje edhe një herë”.

klankosova.tv