0:21, 20 Shtator 2019

Analisti Faton Abdullahu  ka vlerësuar se pas zgjedhjeve të 6 tetorit skena politike do të ndryshojnë me patjetër duke përfshirë edhe çështjen e taksës, pasi do të ketë involvim direkt të faktorit ndërkombëtar.

Abdullahu në Analizën Zgjedhore vlerësoi se Kadri Veseli me paraqitjen e tij në debatin e sontëm në Klan Kosova shpalosi qasje tjetër, nisje të re, njofton Klan Kosova.

”Në këtë fushatë nuk konsiderojë që do të ketë konkretizime. Ajo që mu duk e mirë që mund ta relaksonte qytetarin e Kosovës është se e thoshte me bindje të plotë se si PDK ka garanci se çështja e Kosovës do të ketë përfundim pozitiv për ne”.

”Partitë ndryshojnë për të mirë sidomos kur ndryshojnë njerëzit, duke sjell njerëz të rinj. PDK ka njerëz të rinj tani.  Njerëzit e rinj që kanë fytyra publike, sa janë ata me ndikim, sa do t’ju jepet pushtet atyre që do të vendosin, të mos mbeten lloj dekori e që mbrapa të mos mbeten jashtë”.

”Është diçka tjetër që Kadri Veseli po mundohet ta shpalos është një qasje tjetër, mendësi tjetër. Një nisje e re dhe kur e konstaton këtë nisje duhet ta krahasosh në cilën qeveri, çfarë koalicioni ka qenë dikur”.

”Duke mbrojt taksës mbrojmë kufijtë e Kosovës, deri në këtë shkallë ka shku kjo çështja e taksës. Duhet gjetur një dyzim funksional për të mbrojtur kufijtë e Kosovës por të jenë serioz në punën që e bëjnë”.

”Gjërat do të ndryshojnë pas zgjedhjeve. Ka gjithkund lloj populizmi. Do të ndryshojnë gjërat me patjetër sepse do të kemi involvim të drejtpërdrejtë të faktorit ndërkombëtar, sidomos të SHBA-ve apo BE-së”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë