Abdullahu: Kur në Presidencë është flamuri Dardan pse mos të jetë edhe ai i UÇK-së ?

Abdullahu: Kur në Presidencë është flamuri Dardan pse mos të jetë edhe ai i UÇK-së ?

NULL NULL
5 days më parë

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës Faton Abdullahu, ka kërkuar që krahas flamurit “Dardan” që gjendet në zyren e Presidentes Vjosa Osmani, të jetë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Abdullahu tha se ky realitet duhet të ndryshojë.

“Nëse bën që në Presidencë të jetë Flamuri Dardan, pse nuk bën të jetë edhe Flamuri i UÇK-së. Por, aty nuk është dhe as nuk ka qenë. Ky realitet duhet të ndryshoj. Duhet të ndryshoj sidomos tani”.

Ish-deputeti i PDK-së ka kërkuar që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të bëhet unifikuese.

“Pse ? Ka pasur një qasje të intensifikuar tash sa kohë, gjithsesi tinza, kundër vlerave të luftës e për rrjedhojë edhe qasje anashkaluese ndaj vetë vlerës, UÇK. Kjo qasje nga, dikur anashkaluese, tani pothuajse ka marrë karakter institucional. Kjo duhet të ndalet para se UÇK-ja të bëhet histori me dyshime, deri në histori që i duhen korrigjime”.

“Presidente bëhu gjithëpërfshirëse dhe unifikuese, vendose Flamurin e UÇK-së në Presidencë”.