Abdullahu: Ende nuk dihet si do të bëhet memorializimi i fëmijëve të vrarë në luftë (VIDEO) NULL NULL 16.03.2023 19:05 16.03.2023 19:05 Historiani Durim Abdullahu, ka bërë të ditur se paralelisht me intervistimin e familjarëve të fëmijëve të vrarë apo të zhdukur gjatë luftës, do të bëhet edhe transkriptimi i intervistave. Abdullahu tha se po ashtu do të bëhet edhe kurimi i intervistave në mënyrë që sipas tij, ato të jenë të botueshme. “Kjo do të thotë se në fund do të ketë një produkt i cili do të jetë mijëra faqe, por produkti final, që është edhe qëllimi i kësaj faze të këtij projekti, është hartimi i një teksti të gjatë, i cili hapet me një kontekst të gjerë të luftës së Kosovës në të cilin do të vendoset historia e viktimave të luftës, ajo e vrasjes, zhdukjes apo vdekjeve të fëmijëve gjatë luftës”, është shprehur Abdullahu, njofton Klankosova.tv. Tutje, ai tha se dokumenti me transkriptimin e intervistave do të jetë baza mbi të cilin do të shpallet një konkurs ndërkombëtar për të gjetur mënyrat për memorializimin e kësaj trashëgimie të luftës. “Kjo fazë e projektit nënkupton që përveç se do të dokumentohet, do të shihet edhe se cila është mënyra më e mirë për memorializimin, që do të thotë se në këtë fazë nuk mund ta dimë saktë se si do të bëhet ky memoralizim, a do të jetë ndonjë monument, statujë, muze, park apo do të jenë të ndërlidhura të gjitha këto”, është shprehur Abdullahu, njofton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Kurti: Për hollësitë e dialogut mund të flasim në seancë me dyer të mbyllura ose me liderë politikë 2 months
Kosova Abdixhiku, Kurtit: Shpifje të thuhet që partitë opozitare provojnë ta rrëzojnë qeverinë me ndërkombëtarët 2 months
Kosova Tahiri (AAK): Sa më prezentë që jeni në Washington, aq më shumë Kosova afrohet me Amerikën 2 months