Abdullahu: Akuzat se Demarkacioni nuk ishte transparent, djallëzore NULL NULL 01/03/2017 01/03/2017 Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Faton Abdullahu ka thënë se akuzat se marrëveshja e Demarkacionit dhe punët rreth kësaj çështje nuk ishin transparente janë djallëzore. Madje, Abdullahu këto akuza i cilësuar edhe si tradhti, njofton Klan Kosova. Më poshtë statusi i plotë i tij: Akuza e dëgjuar se, shumë punë që janë bërë rreth demarkacionit nuk kanë qenë transparente, janë po aq djallëzore sa edhe akuza se, kjo punë është baras me tradhti, bile edhe me keq se kaq. Është kështu për dy arsye. E para, sepse ata që konkludojnë se është mbajtur kjo punë fshehur duan të nënkuptohet se, apriori është planifikuar shitja (falja) e tokës dhe kjo është mbajtur e fshehur që gjërat të sillen para aktit të kryer. E neveritshme. E dyta, ata që e thonë këtë duan ta justifikojnë pasivitetin e tyre prej deputeti dhe jo vetëm, me faktin se nuk paskan mundur ta dinë se çfarë po ndodhë, prandaj nuk kanë mundur të reagojnë me kohë. E pasinqertë.
Basketboll Michael Jordan për Nike, nga tre milionë në katër vjet, në tre milionë çdo pesë orë 44 minuta më parë
Të Tjera Roboti vdekjeprurës i luftës, i ekspozuar nga Rusia, në të vërtetë është një ‘Bot Go1’ 45 minuta më parë