Abdullah Zeneli: Çmimi Nobel për Handke, aspak dinjitoz (VIDEO) NULL NULL 11.10.2019 18:59 11.10.2019 18:59 Shkrimtari shqiptar Abdullah Zeneli ka komentuar vendimin e Akademisë Suedeze të Shkencave, që e vlerësoi Peter Handke me çmimin Nobel për Letërsi. Zeneli tha se Handke është autor interesant, por titujt e tij kanë bërë pjesë edhe në mesin e botimeve shqiptare, njofton Klan Kosova. ”Është interesant ky autor edhe pse shumë kontraverz në pikëpamjet e tij qoftë politike qoftë rreshtimit që i është bërë herët. Është botuar shqip, është botuar herët, është botuar edhe nga Dituria në Tiranë dhe pas luftës edhe nga Toena”. ”Ky shkrimtar [Peter Handke], është shumë i çuditshëm – e mbaj mend kur e kam parë në Prishtinë në 1996 në kohën e sistemit të ish-Jugosllavisë dhe tendencave ndaj Kosovës, ishte periudhë e rëndë, periudhë e luftës dhe nga ajo kohë e kam këtë libër, i botuar në Prishtinë”. Botuesi Abdullah Zeneli tregon se çka përmban libri i Peter Handke. ”Në librin e tij ”Udhëtimi dimëror ose drejtësi për Serbinë”, ai flet për udhëtimet e tij në ish-Jugosllavi në pjesët ku vendet dominoheshin nga serbet dhe udhëtimi dimëror ku kërkonte drejtësi në atë kohë nga agresori që shkaktonte dhe bënte luftëra. Nga këtu ai është parë se është një figurë e çuditshme”. ”Akademia Suedeze është përgjegjëse për veprimet e veta, për ne shqiptarët është edhe një problem tjetër që edhe Ivo Andriq, shkruesi i elaborateve kundër shqiptarëve, është glauruar më 1996 me çmim Nobel, dhe nuk është hera e parë dhe kjo lë për të dyshuar se ka një prapavijë”. ”Arkivat zbulohen se si kanë rrjedhur gjërat tek pas 50 vjetësh. Akademia suedeze, përfitoi nga rasti kur dy vjet pauzoi për vlerësim ishin si duket aferat, ishte disi e shpifur kjo afera seksuale, ka probleme të tjera të rëndësishme të mëdha. E nganjëherë se dinë as kujt t’ua japin çmimet kemi rastin e ish-presidentit Barack Obama”. I pyetur nëse konsideron se kanë degraduar vlerat në përzgjedhje nga Akademia Suedeze e Shkencave, Zeneli tha se në rastin e Handke ka diçka të tillë. ”Tek rasti Peter Handke po, sepse nuk është dinjitoze, një njeri që është në anën e agresorit sikurse të jesh në anën e Adolf Hitlerit që bëri gjenocid në krejt botën ndaj të gjithë popullit”. Por a do të ndodhë revokimi i çmimit ndaj Peter Handke? ”Nuk e besoj!”. ”Ai është çmim tek e fundit nga Akademia Suedeze e Shkencave, dhe kjo akademi ka rregullat e saj, i përgjigjen vetëm vetes, ky vlerësim ndoshta i shkon në favor atyre, ndoshta kanë pasur dëshirë që të ndodhë kjo pasi nuk janë aq naiv sa të mos e bëjnë një veprim të tillë”. Më tej për Info Magazinën e Klan Kosovës, Abdullah Zeneli komentoi edhe vendimin e Akademisë Suedese që shkrimtari Ismail Kadare nuk u vlerësua as kësaj radhe me ndonjë çmim. ”Problemi shqiptar është se ne e marrim pak me emocion, të nivelit të Ismail Kadaresë ka me mijëra shkrimtarë në botë”. ”Si shqiptar do të isha i lumtur sikur të laurohej dhe vlerësohej me çmimin Nobel, por Akademia Suedeze ka paratë e veta, përgjegjësitë dhe rregullat e veta, siç ndodhi me Bob Dylan, ishte një rast paradoks”. ”Ishte një precedent kur nuk shkoi e prishi protokollin dhe aty nisën problemet në Akademinë Suedeze, dhe përpiqen ta mbyllin me një aferë që reaguan e gjithë bota përparimtare”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë