Abdixhiku: Vrasja e Aganit ishte dëmtim i së ardhmes së Kosovës NULL NULL 06.05.2023 14:34 06.05.2023 14:34 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përderisa ka bërë homazhe te varri i akademikut Fehmi Agani, ka thënë se vrasja e tij ishte një dëmtim i së ardhmes së Kosovës. Abdixhiku, në këtë 24-vjetor të vrasjes së Aganit, tha se po të ishte gjallë ai, e ardhmja e Kosovës do të ishte më e pasur dhe më përparimtare. “Trashëgimia e tij politike jeton edhe sot 14 vjet më pas kujtojmë veprën e tij dhe shenjën hakmarrëse ndaj lëvizjes për liri pavarësi dhe demokraci me vrasjen e profesor Aganit , pra vrasja e tij, përveç se ishte hakmarrje ndaj gjithë lëvizjes në vend, ishte edhe dëmtim i së ardhmes së Kosovës, e cila pa dyshim do të kishte qenë shumë më ndryshe, shumë më e pasur dhe shumë më përparimtare” Ai tha se si parti politike e kanë obligim që urtësinë, veprën dhe diturinë e Aganit ta vazhdojnë tutje për gjeneratat e ardhshme. “Ai mbetet një ndër patriotët më të mëdhenj të Kosovës”, shtoi ai. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 13/04/2023