Abdixhiku uron Trumpin: Në qeverinë tonë të ardhshme relacionet me ShBA-në do të jenë të pathyeshme NULL NULL 21.01.2025 19:29 21.01.2025 19:29 Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbajtur tubimin e radhës në Vushtrri. Nga atje, kryetari njëherësh kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku, e ka uruar presidentin e 47-të të ShBA-së, Donald Trump, për kthimin në Shtëpinë e Bardhë. Abdixhiku, gjatë fjalimit në Vushtrri, u zotua se nën udhëheqjen e tij, relacionet mes Kosovës dhe ShBA-së do të jenë “të shkëlqyeshme, të pathyeshme dhe të pazëvendësueshme”. “Siç do të thoshte Presidenti Rugova, më lejoni që nga Vushtrria t’i shpreh urimet më të mirat të LDK-së dhe të popullit të Kosovës për Presidentin amerikan, për marrjen e detyrës pas inaugurimit. Urojmë gjithë të mirat për popullin e madh amerikan, mikun tonë më të madh. Zotohem nga këtu se në Qeverinë tonë të ardhshme, relacionet tona me ShBA-në, si përherë, do të jenë të shkëlqyeshme, të pathyeshme dhe të pazëvendësueshme! Po ashtu zotohem se vizitën e parë si kryeministër do ta bëj në Amerikë, dhe kërkesa e parë do të jetë Kampi Bondsteel të bëhet i përhershëm”, u shpreh Abdixhiku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet burri në Fushë Kosovë, tentoi të kryej marrëdhënie seksuale me një grua 1 orë më parë
Kosova Haradinaj për aferën “WhatsApp”: S’ka kush që i shpëton, të gjithë janë për burg – në krye është Kurti 10 orë më parë
Kosova Abdixhiku: Qysh more Nagipi e ka ndalë hajninë? I ka dhanë 36 milionë euro në WhatsApp (VIDEO) 12 orë më parë