Abdixhiku: Të gatshëm për zgjedhje, kurdo që na vijnë ato (VIDEO) NULL NULL 19.09.2023 21:07 19.09.2023 21:07 22:31 – Abdixhiku: Të gatshëm për zgjedhje, kurdo që na vijnë ato Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në Rubikon të Klan Kosova, ka folur gjerë e gjatë për planin e partisë së tij për qeverisje. Ndër të tjera, ai është shprehur se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, “pavarësisht se kur na vijnë”. “Ai që është në pushtet, ai dërgon në zgjedhje. Do të doja të kishim një qeveri në parim që i përmbush obligimet që i ka, por nëse kemi paaftësi të përmbushjes së obligimeve dhe kemi abstenim nga roli që kanë marrë besimin qytetar, natyrisht që përfundojmë në zgjedhje. Po të kisha shumicë, nuk do të flisnim për zgjedhje, por do të isha duke bërë punë atje, duke implementuar ‘Rrugën e Re’. Pra, zgjedhjet mund të vijnë si pasojë e humbjes së shumicës së atyre që e kanë, e ne jemi të gatshëm pavarësisht se kur na vijnë, dhe me alternativë dhe me organizim të brendshëm partiak, dhe me qasje të qartë edhe faqebardhë tek qytetarët tanë”, deklaroi Abdixhiku. Ai tha se “Rruga e Re” është bindje, vlerë dhe koncept. “Është koncept sepse ne nuk duam ta kthejmë Kosovën siç ka qenë para 14 shkurtit, pra nuk duam ta bëjmë politikën që të kthehemi siç kemi qenë, e hiç e hiç siç jemi tani, dhe kushdo që e ndjen këtë bindje, unë e shtrij dorën e bashkëpunimit politik dhe jashta politik. Një Vetëvendosje të këtillë që bën këso gjëra sot është e pamundur ta imagjinosh që të thotë ‘po ndërrojmë radikalisht’. Kanë investuar shumë dhe janë bërë peng i këtij investimi”, potencoi kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Kryetari i LDK-së tha se kryeministri Albin Kurti, me konferencën për media ku foli për zgjedhjet dhe për “zhdukjen” e opozitës, tha se ajo konferencë është “për të shpëtuar vetveten, e jo Kosovën”. “Konferenca për shtyp është për të shpëtuar një individ, vetveten, jo për shpëtuar Kosovën”, tha Abdixhiku. Ai tha se LDK-ja nuk e sheh qeverisjen me LVV-në, por këtë të fundit e sheh në opozitë. /Klankosova.tv 22.06 – Abdixhiku: Energjinë e shohim si çështje të sigurisë (VIDEO) Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se energjinë e shohin si çështje të sigurisë. Abdixhiku, i ftuar në “Rubikon” në Klan Kosova, mes tjerash ka përmendur ndërtimin e centralit me gaz, teksa shtoi se kyçjen do ta bënin nga Shkupi. “Tek çështja e gazit, ne energjinë e kemi parë si çështje të sigurisë, para se të jetë çështje e energjetikës. Ne besojmë se lidhja e gazit e lëngshëm me burim amerikan, është orientim strategjik i Kosovës, një kyçje në Shkup, është lidhja e fundit në Kosovë dhe më pas ndërtimi i centralit me gaz afër qyteteve jugore, qoftë në Han të Elezit, qoftë në Kaçanik, do ta bënte stabilitetin e furnizimit të Kosovës më të lehtë”, u shpreh Abdixhiku. “Ne po pretendojmë të bëjmë linjën e gazit nga Shkupi deri në Prishtinë, dhe nga Prishtina deri në Mitrovicë, në mënyrë që qytetet më pas të kyçën në këto linjë të gazit. Ai tregoi se edhe nga ku do të financohet centrali. “Centrali me gaz do të financohet me para të Fondit Pensional. Nuk po i marrim paratë e fondit, po investojmë do ta bëjmë alternativ. Investimi në centralin me gaz do të ketë kthim diku pesë për qind. Centrali me gaz rrymën e prodhon në Kosovë”. Abdixhiku potencoi se në fushën e teknologjisë informative janë në hap me shtetet e Evropës. 22.02- Abdixhiku: Kosova sot është në pozicion vajtues, në pritje të sanksioneve tjera (VIDEO) Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vlerëson se Kosova momentalisht nuk qëndron në pozicion të mirë si shtet dhe është në pritje të sanksioneve të reja. Në emisionin Rubikon në Klan Kosova ai u shpreh se një vend i sanksionuar dhe që mban komunikime me konferenca me ndërmjetësues e me aleatë ndërkombëtarë, nuk është në pozicion të mirë, dhe siç tha, është në pozicion vajtues dhe më pas është në pritje të masave tjera. Tutje ai shtoi se pozicioni i Kosovës sot është shumë më i rëndë se sa që ka qenë para tri vjetëve, dhe kjo në përgjegjësi të qeverisë aktuale. ”Serbia investon në destabilizimin e Kosovës, ka trupa të veçantë që operojnë në Kosovë, madje ka edhe brenda institucioneve të Kosovës, sepse për shkak të konstruktit politik e etnik të Kosovës është fare e lehtë që të ketë edhe qasje në institucionet tona. Pra, qasja e Serbisë ndaj Kosovës është totalisht e parashikuar dhe e pritshme. Por ne mund të themi që në këtë periudhën trevjeçare nuk do ta kisha menduar ndonjëherë ndonjë rast ku e bëjmë Serbinë të duket e arsyeshme në sytë e komunitetit ndërkombëtar, dhe e bëjmë Kosovën të vetmuar dhe pa mbështetje bllanko. Tani jemi të sanksionuar dhe në një pozicion shumë më të vështirë”, deklaroi Abdixhiku. 21.53 – Abdixhiku: Projekti më i madh i kësaj qeverie është ura dymetërshe në Istog (VIDEO) Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë që arritja më e madhe e kësaj qeverie është ndërtimi i urës dymetërshe në Istog. “Gjëja më e dëmshme që na ka ndodhur si shoqëri është varfëria e aspirimit të diçkaje, e ambicies”, ka thënë Abdixhiku në Rubikon të Klan Kosovës. “Kur projekti më i madh i një qeverisjeje trevjeçare me 51 për qind është një urë dymetërshe në Istog, natyrisht që këto gjërat tjera mund të duken edhe të pabëshme. Abdixhiku shtoi se në planet e tij i ka hequr ato projekte që e ka vlerësuar që nuk janë të bëshme brenda një mandati katërvjeçar. “Kam hequr shumë projekte nga diskutimi që e kemi pasur për shkak se s’kanë qenë të bëshme”. 21.34 – Abdixhiku: Kosova aktualisht është në tri kriza të rënda kombëtare (VIDEO) Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova aktualisht ndodhet në tri kriza kombëtare. Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai e ka përmendur polarizimin shoqëror si krizën e parë duke thënë se jemi të ndarë dhe të përçarë si shoqëri. “Ky është misioni themeltar i ‘Rrugës së Re’. Pra pse kemi ardhur këtu është për shkak të tri krizave kryesore në të cilat është Kosova dhe këto kriza do të doja t’i elaboroja sepse s’i kam bërë asnjëherë më parë”, ka thënë Abdixhiku. Sipas tij, të tria janë të rënda dhe të rëndësishme për t’u trajtuar. “Polarizimi shoqëror. Jemi ndarë dhe përçarë dhe në këtë ndarje ekziston edhe një investim politik. Pra ky polarizim ndoshta ka nisur në 10 vitet e fundit si zë opozitar më tepër kundër çka je e më pak për çka je”, ka shtuar ai më tej. Tutje, ai vlerëson se në Kosovë shumë më shumë rëndësi ka pasur kundër çka je dhe fare pak për çka je. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për herë të parë është duke shpalosur pikat kryesore nga 100 zotimet e programit të LDK-së, “Rruga e Re. Abdixhiku, i ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka thënë se është në kërkim të një platforme politike, që i adreson krizat thelbësore që ka Kosova. “Jemi në trajektoren e angazhimit tonë politikë tash e dy vite e gjysmë, sepse kemi punuar shumë, dhe përveç pjesës tonë organizative, jemi në përpjekje të të një platforme politike, që i adreson krizat thelbësore që ka Kosovë, që në thelb e bën kapërcimin e madh nga temat e thata si ato, në projekte konkrete, për çka qytetarët tanë kanë nevojë”, u shpreh Abdixhiku. “Gjërat më thelbësore është pasuria e Kosovës. Pasuritë e Kosovës janë dy gjëra, janë njerëzit e Kosovës dhe koha e Kosovës. Njerëzit e Kosovës po ikin, koha po na kalon. Unë jam i interesuar të flasë për këto dy elemente thelbësore të orientimit tonë politikë, dhe këtu ta mbajë partinë tonë politike në këtë fokus, më pas janë qytetarët e vendit që do të vlerësojnë se cila formë e politikëbërjes është e duhura”. “Më e lehta është të shahemi ndahemi, e të ofendojmë njëri-tjetrin, të flasim për të shkuarën – unë jam i interesuar të flasë për të ardhmen”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 20/09/2023