Abdixhiku: Qeveria duhet të jetë partnere me bizneset, e jo t’i kërcënojë e kundërshtojë (VIDEO) NULL NULL 15.01.2025 18:42 15.01.2025 18:42 Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK per kryeminister Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i LDK-së, ka thënë se qeveria e vendit duhet të jetë bashkëpunuese dhe partnere me bizneset e vendit e jo t’i kundërshtojë. Ai ka pohuar se nëse vjen në pushtet, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, do të mbështesë bizneset. “Të gjitha këto biznese janë patriotë modern të kohës. Qeveria duhet të jetë me ta partnerë, pra e afërt, t’i zgjidh problemet e tyre e jo t’i kërcënojë, e t’i kundërshtojë, e t’i bëjë pjesë të fushatave elektorale”. “Jemi këtu për të çuar mesazh për të gjitha bizneset e Kosovës se pas 9 shkurtit qeveria e ardhshme e Kosovës, qeveria e djathtë e Kosovës, bizneset i sheh si partnerë. Do të jetë me ta e do të punojë me ta dhe do ta bëjë Kosovën me ta”, ka thënë Abdixhiku. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet burri në Fushë Kosovë, tentoi të kryej marrëdhënie seksuale me një grua 49 minuta më parë
Kosova Haradinaj për aferën “WhatsApp”: S’ka kush që i shpëton, të gjithë janë për burg – në krye është Kurti 10 orë më parë
Kosova Abdixhiku: Qysh more Nagipi e ka ndalë hajninë? I ka dhanë 36 milionë euro në WhatsApp (VIDEO) 12 orë më parë