Lajmet e fundit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se qëndrimi i gjashtë deputetëve të LDK-së kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të Kosovës është i dëmshëm për vendin dhe partinë që ai drejton.
Në një konferencë për media, Abdixhiku tha se Sejdiu njihet si person i paanshëm, republikan dhe me prejardhje nga një familje patriotike e atdhetare.
Gjithë ata që e njohin zotëri Sejdiun e njohin sot si të paanshëm, republikan, me prejardhje nga një familje patriotike dhe atdhetare, njeri me integritet. Konsideroj që fatkeqësisht pozicioni kundër vendimit të Kryesisë dhe kundër LDK është i dëmshëm fillimisht për Republikën e Kosovës dhe patjetër edhe për LDK-në, edhe në çdo palë zgjedhje të ardhshme që shkaktohen për shkak të këtij refuzimi në radhë të parë, për shkak se kandidatura ishte e shkëlqyeshme, shumica e LDK-së ishin në vijë, Kryesia pa asnjë votë e mbështeste, do të jetë me pasoja të rënda, edhe për rezultatet e ardhshme zgjedhore, që do të konsolidojnë pushtetin absolut, por edhe vetë për LDK-në”, tha Abdixhiku.