Abdixhiku pozon me yjet e Kosovës, Zhegrovën dhe Rrahmanin NULL NULL 11.06.2025 23:15 11.06.2025 23:15 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pozuar përkrah dy sulmuesve kosovarë, Edon Zhegrovës dhe Albion Rrahmanit. Ata ishin pjesë e lojës bëmirëse, Ndeshja e Yjeve, që po ashtu bëri bashkë figura publike nga sporti, politika, muzika e komedia, për të shënuar njëherësh edhe Ditën e Çlirimit të Prishtinës. “Sonte, në lojën humanitare, në mbështetje të fëmijëve me nevojë, në përvjetorin e çlirimit të Prishtinës. Mes figurave të jashtëzakonshme të sportit e artit, mes djemve dhe vajzave të futbollit, atyre që sot shkëlqejnë e dikur kanë shkëlqyer”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. “Trajneri Tovërlani më dha rolin e sulmuesit. Në njërin krah kisha Albionin, në tjetrin Edonin. Dhe, për të folur nga të del shpirti, në televizor, shpejtësia e tyre është marramendëse. Në fushë, ishte edhe më e frikshme”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.