Abdixhiku: Pozicioni ndërkombëtar i Kosovës është rënduar gjatë Qeverisë Kurti NULL NULL 25.02.2023 18:13 25.02.2023 18:13 Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë marrëveshje përfundimtarë që në thelb ka njohjen reciproke. “Qëndrimi i LDK-së për procesin e dialogut është që duhet të ketë marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja duhet të jetë ligjërisht e ndërkombëtarisht e obligueshme dhe duhet të përmbajë aktin kur Serbia e njeh Kosovën, dhe kur Kosova ndërsjellazi e njeh Serbinë. Çdo devijim nga ky orientim strategjik është përgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale”, ka thënë Abdixhiku. I pari i LDK-së i bëri këto komente gjatë vizitës në Viti, në kuadër të ciklit debatues e diskutues “LDK ju dëgjon”. Ai po ashtu ka folur edhe për pozicionin e Kosovës si dhe raportet me SHBA-në, duke thënë se pozicioni ndërkombëtar i Kosovës është rënduar. “Me veprimet e pamatura, pa qenë i koordinuar në mënyrë të vazhdueshme me aleatë, kryeministri (Albin Kurti)e ka larguar Kosovën nga ky synim. Më 7 shkurt të vitit 2021, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, nëpërmjet një letre urimi, i kishte kërkuar presidentit të Serbisë Vuçiq, arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën të përqendruar në njohjen e ndërsjellë. Saktësisht dy vite me Qeverinë Kurti, pozicioni ndërkombëtar i Kosovës duket qartazi i rënduar. Nuk flitet për njohje të ndërsjellë dhe nuk flitet për një marrëveshje përfundimtare. Tani flitet për marrëveshje bazë që nuk e ka njohjen reciproke”, ka thënë Abdixhiku. Ai po ashtu ka theksuar se dihet pak për planin e BE-së, njofton Klankosova.tv. “Përveç kryeministrit, askush nuk e di se çka po diskutohet. Nuk dihet çka përmban hyrja e marrëveshjes dhe as shtojca e kësaj marrëveshje. Tema të tilla duhet të trajtohen me përgjegjësi dhe nga kryeministri do të kërkohet përgjegjësi”, ka përfunduar Abdixhiku.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 12/02/2023