Abdixhiku: Për Vettingun duhet zgjidhje afatgjatë, nuk duam takime sa për sy e faqe - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku: Për Vettingun duhet zgjidhje afatgjatë, nuk duam takime sa për sy e faqe

NULL NULL
30/06/2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka treguar se pse nuk ka shkuar të marrë pjesë në takimin me kryeministrin Albin Kurti për të biseduar për procesin e Vettingut.

Ai, në Rubikon të Klan Kosovës, ka theksuar se e mbështesin këtë , por se duan që kjo të dërgohet nga Kurti në institucionet e vendit.

“Procesi i Vettingut është ende në fazën e koncept dokumentit, meqenëse nuk është draftligj, ende nuk është në nivelin e marrjes së institucioneve. Duhet ta bëjmë të qartë se Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet procesin e Vettingut, ne kërkojmë që qeveria ta përcjell tek institucionet e vendit”.

“Takimi im me kryeministrin Kurti s’kishte kuptim përderisa dokumenti s’ishte ligj në Kuvend. Ka dy rrugë që mund t’i bëjë ai, e para ta bëjë draftligjin dhe nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë ta dërgojë në Kuvend e më pas në Kryesi të Kuvendit, ose e dyta të bëjë një kërkesë në kuvend kryeministri dhe ministrja të na thonë se kemi nevojë për votat e të gjithëve”.

“Vettingu nuk është çështje vetëm e kësaj qeverie, është edhe e jona, ky sot është kryeministër, nesër do të jem unë, nesër do të jetë ai tjetri. Po e mbështesim procesin e Vettingut, ne duhet të japim zgjidhje afatgjate, nuk jemi për takime jo formale sa për sy e faqe”,ka thënë Abdixhiku, njofton KlanKosova.tv.