Abdixhiku për Ramën: Prishtina ka gjetur një udhëheqës transformues, urbanist e me vizion

Abdixhiku për Ramën: Prishtina ka gjetur një udhëheqës transformues, urbanist e me vizion

NULL NULL
2 months më parë

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka kaluar sot pasditen me kandidatin e partisë për Prishtinën, Perparim Rama, si dhe me familjet e tyre.

Abdixhiku shkroi për Ramën, duke thënë se Prishtina duhet të transformohet, dhe se “këtë kapërcim e bën vetëm Perparimi – për përvojën e tanishme e për gjeneratat që na vijnë”.

“Perparim Rama i ka dhënë tashmë Prishtinës idetë e mëdha për të cilat kishim aq shumë nevojë. Për gjithë këta muaj, Prishtina ka gjetur një udhëheqës transformues, një urbanist me vizion e mbi të gjitha një njeri me vlera njerëzore. Këto e gjithçka për çfarë ai qëndron, e bëjnë gjithë rrugëtimin e tij të ardhshëm të mbarë e të mirë; për çfarë unë s’kam asnjë dyshim”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

“Prandaj, të dashur Prishtinas, mbështetja juaj për të, për programin e tij, dhe për ne padallim – është domosdoshmëri. Është mbështetje për Prishtinën, qytetin tonë që e kemi ëndërruar gjithnjë”, ka shtuar kryetari i LDK-së.