Abdixhiku për Qeverinë Kurti: Ka ministra me aktakuza - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku për Qeverinë Kurti: Ka ministra me aktakuza

NULL NULL
30/06/2022

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se ka në mesin e ministrave të qeverisë, që kanë aktakuza, njofton Klankosova.tv.

“Siç ka edhe sot, ka ministra me aktakuza, a ka ministra me aktakuza?”, thotë Abdixhiku.

Përveç atyre që kanë gjuajtur me gaz, ka ministra që janë me “edhe hetime të tjera”, sipas Abdixhikut.

Abdixhiku në Rubikon të Klan Kosovës gjithashtu ka folur edhe në lidhje me partinë Guxo, që shtoi se sipas tij, nuk mund të merret ADN-ja e LDK-së.

“Jo s’merret ADN-ja por mund të pretendohet të mbahet përkohësisht, biologjikisht mundesh, klonim nuk e bëjmë dot. Mbani mend kopja s’bëhet origjinal”, shtoi ai.

“Komunat e LDK-së janë të ranguar për performancë për transparence, dhe qeverisje në nivelin më të lartë për çdo matje ndërkombëtarë që bëhet nga shoqëria civile”.

“Shembujve të qeverisë lokale në Kosovë janë tipike që do të doja të i transformoja edhe në nivel tjetër”.