Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Koha të bëhemi bashkë kundër terrorizmit, por na duhen aleatë NULL NULL 27.09.2023 12:49 27.09.2023 12:49 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur sot rreth takimit që ka pasur me presidenten Vjosa Osmani. “Të dashur qytetarë, mbrëmë kam pranuar ftesë nga Presidentja e Kosovës për takim të përbashkët me të dhe Drejtorin e AKI-së”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. “Këtë mëngjes, në takimin e përbashkët, jam informuar mbi gjendjen e sigurisë në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve shtetërore – veçmas ato të sigurisë e inteligjencës – në përballje me sulmet terroriste gjatë ditëve të fundit; dhe jo vetëm”. Abdixhiku tha se tani është koha që Kosova të bashkohet politikisht në betejën kundër terrorizmit, porse për këtë i duhen aleatët. “Kam shprehur mirënjohjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të gjithë në shërbim. Kam shprehur po ashtu domosdoshmërinë e unitetit nacional në përballje me sfidat që mund të vijnë nga Serbia; si shtet sponsorizues e strehues i terroristëve”. Djemtë e vajzat tona fituan betejën kundër terrorizmit në terren. Është koha ta fitojmë atë diplomatike në politikë. Në këtë përpjekje jemi bashkë. Në këtë përpjekje na duhen aleatë”, ka përfunduar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Naim Murseli ka besuar se e krijon alibinë e një heroi që i shpëton fëmijët 5 orë më parë