Abdixhiku: Pas disa ditësh qeveria mbush dy vjet, do festojnë kur të rinjtë po largohen nga vendi (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku: Pas disa ditësh qeveria mbush dy vjet, do festojnë kur të rinjtë po largohen nga vendi (VIDEO)

NULL NULL
07.02.2023 11:22

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një videomesazhi, ka thënë se pas disa ditësh, Qeveria Kurti do të mbushë 2 vjet në pushtet, dhe sipas tij, në kohën kur familjet po përpiqen t’ia dalin mbanë, qeveria do të festojë.

Ai tha se qeveria do të festojë në kohën kur sistemi shëndetësor është në krizë, kur të rinjtë po largohen nga vendi, kur kostoja e jetesës po rritet e kur sipas tij, pagat e secilit mbesin të ulëta.

“Në dy vjet pushtet kemi kuptuar se sat ë pavlera u bënë premtimet e dhëna. Kuptuam mungesën e ndjeshmërisë se pushtetarëve në çdo krizë me të cilën përballen njerëzit tanë”.

“Kuptuam arrogancën e brendshme, e përplasjen e panevojshme me aleatë jashtë. Kuptuam pra paaftësinë qeverisëse për të dhënë ndryshimin që Kosova meriton”, është shprehur Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se gjatë ditëve në vijim, LDK-ja do të numërojë dështimet e qeverisë, pasi sipas tij, Kosova mundet shumë më mirë.

“Po hymë në vitin e tretë të qeverisjes, me përplot premtime të dhëna e të pabëra. Gjatë ditëve në vijim do t’i numërojmë ato, si rikujtim i ndryshimit që nuk po ndodhë në Kosovë”.

“Do të ndajmë dhe planet tona sepse besojmë se vendi ynë meriton më mirë dhe Kosova do të bëhet më mirë”, është shprehur Abdixhiku, përcjell Klankosova.tv.