Abdixhiku: "Open Balkan" para se të jetë projekt ekonomik është megjithatë politik

Abdixhiku: “Open Balkan” para se të jetë projekt ekonomik është megjithatë politik

NULL NULL
2 months më parë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se integrimi ekonomik ballkanik ka kuptim vetëm atëherë kur Serbia e njeh shtetin e Kosovës.

Abdixhiku ka reaguar pas Forumit të djeshëm Ekonomik, në të cilin iniciativa rajonale e njohur si “Mini-Shengen” u riemërua si “Open Balkan”.

“Integrimi ekonomik ballkanik ka kuptim vetëm atëherë kur paraprihet nga një njohje politike – secili ndaj secilit. Serbia nuk e njeh Kosovën. Prandaj kufijtë marrin edhe më shumë kuptim. Ato bëhen vetvetiu më të fortë. Prandaj dhe si heqim dot as si ‘Mini Schengen’ e as si ‘Open Balkan”.

“Njohja para bashkëpunimit pa kufij! Ky është qëndrimi im dhe i LDK-së. ‘Open Balkan’ para se të jetë projekt ekonomik është megjithatë projekt politik. Përfitimet ekonomike, bëhen të parëndësishme përballë mohimit politik serb – dhe këtë duhet ta kuptojë secili i përfshirë, sidomos kolegët tanë në Shqipëri”.

Abdixhiku tutje ka thënë që Qeveria e Kosovës duhet të flasë gjithsesi me Shqipërinë e Qeverinë shqiptare atje.

“Tensionimi i pakuptimtë i relacioneve tona – kryesisht për shkak të interferimeve të pamatura elektorale në këtë fillimvit nga Kryeministri ynë – ka bërë që për herë të parë në historinë 30-të e sa vjeçare, rrugët tona përballë Serbisë të jenë të ndara. Dhe kjo në vete është fatkeqësi. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një mendim e një qëndrim”.

“Kosova duhet të jetë pjesë e bashkëpunimeve rajonale. Por vetëm si palë e barabartë – shtet sovran; e njohur nga të gjithë, njohëse e të gjithëve. Deri atëherë çdo nismë tjetër është e dëmshme për interesat nacionale tona dhe të shqiptarëve në rajon”.