Abdixhiku nga Vushtrria: Zoti lart, Amerika në tokë – koha jonë po vjen, ndryshimi është afër NULL NULL 21.01.2025 19:52 21.01.2025 19:52 Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Palestra Sportive “Jeton Terrstena Tota”, ishte e mbushur sonte si asnjëherë më parë. Abdixhiku tha se mes mijëra mbështetësve nga Vushtrria ri-gjeten gjithë entuziazmin e munguar në kohë. “U zotova, në këtë përvjetor të Rugovës, se në Qeverinë tonë të ardhshme, relacionet tona me ShBA-të, si përherë, do të jenë të shkëlqyeshme, të pathyeshme dhe të pazëvendësueshme! Po ashtu zotohem se vizitën e parë si kryeministër do ta bëj në Amerikë, dhe kërkesa e parë do të jetë Kampi Bondsteel të bëhet i përhershëm”. “’Kosova shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e Bashkim Evropian, e me miqësi të përhershme me ShBA-të’ – ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot dhe do të jetë misioni ynë nesër”, shkroi Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv. Kreu i LDK-së e citoi edhe një thënie të presidentit historik, Ibrahim Rugova, se “shtëpia nuk mbahet pa miq”. “Dhe siç na ka mësuar shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, Ibrahim Rugova ‘Shtëpia nuk mbahet pa miq’, nga këtu ju them Zoti lartë, Amerika në tokë. Në tokën tonë, në Republikën tonë. Koha jonë po vjen, ndryshimi është afër”, shkroi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohen dy të mitur në Prizren, sulmuan 80-vjeçarin dhe ia grabitën 100 euro (VIDEO) 6 minuta më parë
Kosova Arrestohet burri në Fushë Kosovë, tentoi të kryej marrëdhënie seksuale me një grua 1 orë më parë
Kosova Haradinaj për aferën “WhatsApp”: S’ka kush që i shpëton, të gjithë janë për burg – në krye është Kurti 11 orë më parë