Abdixhiku në Prishtinë: LDK është partia e ndryshimit NULL NULL 14.01.2025 20:17 14.01.2025 20:17 Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbajtur tubimin e radhës zgjedhor. Tubimi u organizua nga Dega e Pestë e kësaj partie në kryeqytet. Në fjalimin e tij, para kandidatëve për deputet, anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie Abdixhiku tha se LDK-ja nuk është për ndarje dhe përçarje. “LDK-ja nuk është parti e fjalëve të mëdha, nuk është parti e punëve të vogla e nuk bën popullizëm e demagogji që të bëjë premtime që nuk i mban ato. Mos harroni, LDK-ja është parti e Ibrahim Rugovës, themeluesit dhe ndërtuesit të shtetësisë së Kosovës”, tha Abdixhiku. Abdixhiku theksoi se asnjë parti para LDK-së nuk ofron alternativë për prishtinasit. “Ky momentum i mirë i yni na jep besim dhe shpresë. Na jep vullnet të vazhdojmë kështu çdo ditë. Sepse fushata jonë elektorale tashmë është bërë festë; është bërë antidot i urrejtjes, ndarjes e përçarjes!”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet burri në Fushë Kosovë, tentoi të kryej marrëdhënie seksuale me një grua 24 minuta më parë
Kosova Haradinaj për aferën “WhatsApp”: S’ka kush që i shpëton, të gjithë janë për burg – në krye është Kurti 9 orë më parë
Kosova Abdixhiku: Qysh more Nagipi e ka ndalë hajninë? I ka dhanë 36 milionë euro në WhatsApp (VIDEO) 11 orë më parë