Abdixhiku në Obiliq: Përtej mllefit e frustrimit, populli i Kosovës kërkon, shpresë, ide, zgjidhje e ndryshim NULL NULL 12.01.2025 22:41 12.01.2025 22:41 Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në Obiliq. Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka vizituar Obiliqin, nga ku është shprehur se përtej mllefit e frustrimit, sipas tij, populli i Kosovës kërkon, shpresë, ide, zgjidhje e ndryshim. Abdixhiku tha se po flasin për të ardhmen e Republikës, për politikat shtetërore që përmirësojnë jetën e qytetetarëve. “Takimin e fundit për sonte e mbajtëm në Lagjen e Hashanëve në Obiliq. Tani, në këtë kohë, jemi në tubime edhe në lagje; në çdo anë. Dhe në çdo takim tonin, nuk ju nxisim në ndarje, përçarje e urrejtje për tjetrin; nuk ju ndajmë në patriotë e tradhëtarë, me ne apo me tjetrin”. “Jemi të gjithë qytetarë të lirë të një Republike krenare! Jemi këtu, të ju flasim për të ardhmen e Republikës, për politikat shtetërore që përmirësojnë jetën e juaj. Përtej mllefit e frustrimit, populli i Kosovës kërkon, shpresë, ide, zgjidhje e ndryshim! Kërkon normalitet e zhvillim! Ndryshimi po vjen! Prandaj dhe paniku. Prandaj dhe frustrimi! E ardhmja është e bukur! 9 shkurti po afrohet”, ka shkruar ai në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet burri në Fushë Kosovë, tentoi të kryej marrëdhënie seksuale me një grua 1 minutë më parë
Kosova Haradinaj për aferën “WhatsApp”: S’ka kush që i shpëton, të gjithë janë për burg – në krye është Kurti 9 orë më parë
Kosova Abdixhiku: Qysh more Nagipi e ka ndalë hajninë? I ka dhanë 36 milionë euro në WhatsApp (VIDEO) 11 orë më parë