Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku: Në asnjë variant s’ka kompromis me VV-në, s’do të takohem me ta

NULL NULL
21.04.2025 16:56
Foto arkiv.

Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka e cila ka raportuar nga Kuvendi, ka bërë të ditur se kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas mbylljes së seancës ka thënë se në asnjë variant s’ka kompromis me VV-në.

Abdixhiku është shprehur se nuk do ta takohet me VV-në për të gjetur një kompromis politik, përcjell Klankosova.tv.

“Në asnjë variant nuk ka kompromis me partinë e parë fituese, të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe as nuk do të takohem me ta në çfarëdo varianti për të gjetur një kompromis politik sepse siç tha ai, edhe kjo seancë e dëshmoi se Vetëvendosjes i duhet një kompromis politik dhe i duhet një mbështetje më e gjerë”, është shprehur ai.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.