Abdixhiku: Mocioni bëhet kur ka gjasë, ju e dini numrin e opozitës në Kuvend NULL NULL nga Hekuran Sokoli 06.06.2023 12:53 nga Hekuran Sokoli 06.06.2023 12:53 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot një takim me të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Laçak. Pas takimit, Abdixhiku ka dhënë një prononcim për media, ku ka thënë se mocioni i mosbesimit realizohet kur ka gjasë dhe vota, raporton Klan Kosova. “Qytetarët e Kosovës të kuptojnë përtej populizmit rrugën që Kurti po e fut Kosovën sot, unë shpresoj që të reflektojë i njëjti dhe sërish i bëj thirrje presidentes Osmani që të jetë më e zëshme dhe më e qartë në këtë moment kritik për Kosovën, ka thënë Abdixhiku. Tutje, ai ka thënë se është i shqetësuar me situatën në veri të Kosovës. “Mocioni është veprim politik i cili realizohet kur ka gjasë dhe vota, ju e dini numrin e opozitës në Kuvend, pra nuk jemi të interesuar për deklarime dhe beteja politike, jemi të shqetësuar për gjendjen në veri dhe për rrugën që do ta kemi përpara bashke me aleatë”, ka përfunduar ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.