Abdixhiku, mesazh VV-së: Iu themi “cep më cep”, paratë e vjedhura do t’i ktheni cent më cent NULL NULL 11.01.2025 18:12 11.01.2025 18:12 Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, nga hapja e fushatës së kësaj partie, i ka çuar një mesazh direkt Lëvizjes Vetëvendosje. Abdixhiku para simpatizantëve të LDK-së tha që t’u thonë zëshëm, nëpër çdo cep të Kosovës, le t’u thonë “cep më cep se paratë e vjedhura do t’i ktheni cent më cent”. “Le t’u themi qartë, le t’u themi zëshëm nga kjo sallë, nëpër çdo cep të Kosovës, le t’u themi cep më cep, paratë e vjedhura do t’i ktheni cent më cent sepse 9 shkurtit po vjen dhe ora e ndryshimit ka nisur numërimin prapa. Ky numërim, na sjell tek e vërteta e popullit të Kosovës”, tha Abdixhiku, njofton Klankosova.tv. Më tej, Abdixhiku tha se në Republikën që ëndërrojnë, kryeministri nuk vendoset mbi Prokurorinë dhe kryeministri nuk e mbron hajninë. “Në Republikën tonë, propaganda nuk zëvendëson realitetin me tabela fiktive. Në Republikën tonë, tabela e vetme është ajo e familjeve kosovare që jetojnë, punojnë, përpiqen për një jetë të ndershme”. “Në Republikën tonë qeveria s’e shkel Kushtetutën 10 herë, e hajnia, vjedhja e krimi nuk maten me kutin e krahasimit të së shkuarës por dënohen sepse hajnia është hajni, vjedhja është vjedhje e futja e duarve në bukën e Kosovës do të dënohet edhe para vendit edhe para Zotit edhe para vet shtetit”, tha Abdixhiku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "S'e ka kuptuar pyetjen", kontradiktat e komunës së Kamenicës për punëtorët që paguan e rrijnë në shtëpi (VIDEO) 23 orë më parë
Kosova Hamza në Dragash viziton një qumështore: Do t’ju përkrahim me grante deri në 30% të vlerës së investimit 1 day