Abdixhiku me grafikon për qeverinë: A ta vizatoj inflacionin në Kosovë sipas ASK-së 2016-2023? - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku me grafikon për qeverinë: A ta vizatoj inflacionin në Kosovë sipas ASK-së 2016-2023?

NULL NULL
22.05.2023 11:45
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka publikuar një grafikë në të cilën thotë se në Kosovë ka rritje të inflacionit.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, e ka akuzuar qeverinë për mos gjetje të zgjidhjes për këtë çështje.

“Pushteti na thotë se çmimet janë normalizuar.  Një tjetër përpjekje mashtrimi. Po ja u vizatoj”.

“Çfarë është blerë me 105 euro në shkurt të vitit 2021, sot duhet të blihet me 127. Dhe rritja vazhdon. Sepse paaftësia kushton e propaganda s’bën zgjidhje”, ka thënë Abdixhiku.

Burimin e grafikonit Abdixhiku tha se e ka marrë Agjencinë e Statistikave të Kosovës, duke shtuar se ajo është bërë nga vet zyra e kryeministrit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO