Abdixhiku mbrëmjen e mbyll në Ratkoc të Rahovecit: Gjetëm thirrjen për ndryshim NULL NULL 24.01.2025 22:51 24.01.2025 22:51 Lumir Abdixhiku në Ratkoc të Rahovecit Takimin e fundit këtë të premte, Lidhja Demokratike e Kosovës e pati në fshatin Ratkoc të Rahovecit. E përmes një postimi në Facebook, kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku tha se në Ratkoc e pritën ngrohtë e me mbështetje të madhe, duke mos munguar as thirrja për ndryshim, transmeton Klankosova.tv. “Takimin e fundit për sonte e mbajtëm në fshatin Ratkoc të Rahovecit! Edhe këtu, si në çdo vend tjetër, gjetëm pritjen e ngrohtë, mbështetjen e madhe e thirrjen për ndryshim! Jemi shumë, po bëhemi më shumë! Këso entuziazmi ka kohë që nuk kemi parë; dhe kjo në vete na ngarkon me përgjegjësi”, ka shkruar i pari i LDK-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 29/06/2025