Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku mbledh degët e kryeqytetit: Prishtina dhe Lidhja Demokratike kanë rigjetur veten – koha jonë po vjen

NULL NULL
28.02.2024 22:56
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, në takim me struktura
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, në takim me struktura

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar takim me strukturat drejtuese të pesë degëve të këtij subjekti politik në Prishtinë, përfshirë deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se sonte u bënë bashkë si përgjigje ndaj thirrjes për organizim të gjerë partiak de si domosdoshmëri e zgjerimit të aktivitetit në terren në këtë vit zgjedhor nacional.

“Natyrisht, përbashkimi ynë, rritjet tona, punët e mbara që i bëjmë, na i vënë kundërshtarët përballë. Aty bëhen të gjithë bashkë kundër nesh; sikurse tash, sikurse bëheshin gjithherë. Aty provojnë besimin e votuesve të Kryeqytetit për LDK-në, ta rrëmbejnë në tavolinë. Çfarë s’kuptojnë është se koha e një politike të tillë ka marrë fund! Nuk do t’i lëmë ta bëjnë këtë politikë model në Prishtinë”, ka shkruar Abdixhiku, transmeton KlanKosova.tv.

“Prishtina dhe Lidhja Demokratike kanë rigjetur veten. Tani është koha që këtë lidhje ta forcojmë në gjithë vendin. Prandaj, përgjatë gjithë vitit do të jemi në terren. Në çdo lagje, në çdo hyrje, në çdo shtëpi të Prishtinës. Të flasim zëshëm, bindshëm, dhe me mburrje se formacioni i vetëm pavarësist në vend, është adresa e vetme e normalitetit dhe zhvillmit”.

Kryetari i LDK-së, ka theksuar se vendi nuk duhet të jetë peng kolektiv i një çmendurie politike populliste që nxitë vetëm frikë, zymtësi e tension, duke aluduar në qeverisjen aktuale.

“Ne kemi nevojë për zhvillim. Kemi nevojë për maturi. Kemi nevojë për rrugëtim euroatlantik. Kosova ka nevojë për “Rrugën e Re”- programin më ambicioz politik në vend. Në momente kritike politike, aktivizimi ynë politik bëhet domosdoshmëri. Në momente kritike politike, mbështetja për LDK-në është domosdoshmëri”.

“Lidhja është e fortë! Koha jonë po vjen!”, përfundon ai.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.